Klubi i Rayo Vallecanos në Spanjë feston këtë sezon 100-vjetorin e themelimit. Presidenti i spanjollëve, Martin Presa kërkon t’i dhurojë tifozëve të skuadrës një surprizë vërtet të këndshme siç mund të konsiderohet një personazh si James Rodriguez që aktualisht luan me Sao Paulo në Brazil.
Kolumbiani, që u shfaq në versionin e tij më të mirë në edicionin e fundit të Kupës së Amerikës duke udhëhequr Kolumbinë në finalen ndaj Argjentinës, mund të transferohet në Spanjë ashtu siç bë
Edhe sulmuesi veshi fanellën e Rayos në vitin 2021, ndërsa mbetet për t’u parë tashmë nëse James do të pranojë të transferohet te skuadra ku aktivizohet edhe lojtari i kombëtares, Ivan Balliu pasi fantazisti ka oferta nga disa klube europiane, mes tyre edhe Lazio. Kujtojmë se James është aktivizuar më parë në LaLoga, pasi ka veshur fanellën e Real Madrid në vitin 2014.