James kthen Clevlandin te fitorja

Lebron James rikthen Cleveland te fitorja. Mbreti James shënoi gjithsej 27 pikë duke udhëhequr Cavaliers drejt një suksesi të thellë me shifrat 110-79 ndaj rekordmenëve të NBA, Boston Celtics, ndërkohë që Lebron me 27 pikët e realizuara jo vetëm që ndihmoi formacionin nga Ohio të arrinte një tjetër fitore, por shkruajti edhe një pjesëz të historisë teksa u ngjit në vendin e 21-të të pikëshënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Në sfidat tjera të NBA spikat suksesi i 5-të radhazi i Atlanta Hawks. Skuadra nga Georgia mposhti Houston që në këtë takim vinte nga një ecuri prej 5 fitoresh rresht me rezultatin 104-96. Jeff Teague me 25 pikë dhe 6 asist rezultoi basketbollisti më i mirë mbi parket për Atlantën.

Malazezi Nikola Mirotic me 23 pikë dhe 8 rebound udhëhoqi Chicago Bulls drejt një fitoreje të rëndësishme përballë Washington Wizards me shifrat 97-92. Surprizën e mbërmjes e dhuroi Utah Jazz që falë 42 pikëve të realizuara në total nga dyshja Hayward-Favors kaloi Memphis Grizzlies në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 93-82.