Los Angeles Lakers dhe New York Knicks kanë zhvilluar një ndeshje fantastike në Crypto Arena të Los Angelesit.
Skuadra vendase ka fituar vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 111:111.
Lakers në fund arritën të triumfojnë me shtatë pikë diferencë 122:115 në një ndeshje ku bën rikthim të madh pasi ishin pas dy çerekëve të parë në disavantazh prej 21 pikëve.
LeBron James që u rikthye nga lëndimi ishte më efikasi me 29 pikë, 13 kërcime e 10 asistime duke kompletuar një ‘Triple-Double’.
Me pikë të njëjta sa James kontribuoi edhe Malik Monk, pasi përveç 29 pikëve shtoi edhe dy asistime.
Lojë fantastike shfaqi edhe Anthony Davis me 28 pikë, 17 kërcime e tri asistime.
Tek skuadra mysafire më efikasit ishin Barret me 36 pikë, derisa Julius Randle kontribuoi me 32 pikë e 16 kërcime, por pa qenë të mjaftueshme për fitore. /Gazeta Olle/