Los Angeles Lakers ka triumfuar ndaj Houston Rockets me rezultat 117-100 në kuadër të NBA-së.
LeBron James ishte më efikasi në këtë takim me 26 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, ndërsa Anthony Davis kontribuoi me 19 pikë e 10 kërcime.
Për dallim nga LA Lakers, Golden State Warriors ka pësuar disfatë nga Indiana Pacers me shifra 104-95.
Një fitore më dramatike ka shënuar Philadelphia 76ers në kohën shtesë ndaj Miami Heat me rezultat 137-134.
Një triumf po aq dramatik e ka marrë edhe Brooklyn Nets që ka mposhtur Denver Nuggetsin me 122-116.
Fitore më të thelë në këtë rreth ka shënuar Utah Jazz që e mposhti me lehtësi Cleveland Cavaliers me shifrat 117-87.
San Antonio Spurs në anën tjetër ka fituar po ashtu ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 112-102.
Në këtë xhiro e vetmja përballje që nuk u zhvillua ishte ajo në mes të Chicago Bulls dhe Indiana Pacers shkaku i rasteve me coronavirus. /Gazeta Olle/
Rezultatet:
Philadelphia 76ers – Miami Heat 137:134
Brooklyn Nets – Denver Nuggets 122:116
Cleveland Cavaliers – Utah Jazz 87:117
Houston Rockets – Los Angeles Lakers 100:117
Oklahoma City Thunder – San Antonio Spurs 102:112
Golden State Warriors – Indiana Pacers 95:104