Jahjaga dhe Mustafa urojnë Nora Gjakovën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa kanë përgëzuar xhudisten Nora Gjakova dhe trajnerin e saj Driton Kuka për suksesin e arritur në Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’.

Presidentja Atifete Jahjaga ka përgëzuar Nora Gjakovën dhe Driton Kukën për suksesin e arritur në Baku 2015.

Nora fitoj medaljen e bronztë në Baku 2015, pasi në garë për vendin e tretë e mposhti holandezen, Sanne Verhagen.

“Bravo, Nora! Urime Toni Kuka, urime Kosovë!”, shkruhej në faqen zyrtare në Facebook të presidentes Atifete Jahjaga.

Nora gjakova ka marrë urime edhe nga kryeministri Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se është krenar për medaljen e bronztë.

“Sot Kosova hyn në listën e vendeve të stolisura me medalje në edicionin e parë të Lojërave Europiane Baku 2015. Jemi të gjithë krenar me medaljen e bronztë që e fitoi xhudistja Nora Gjakova. Me padurim presim që të shkoni e ta ngrisni flamurin dhe medaljet edhe në Lojërat Olimpike Verore në Rio 2016! IM”.