Ja zëvendësuesi i Ancelottit

Largimi i Carlo Ancelottit nga Real Madridi duket çështje ditësh, ndërsa sipas gazetave spanjolle pritet vetëm fundi i kampionatit.

Italiani që fitoi titullin e dhjetë në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, do të largohet pas asnjë trofe këtë kampionat, pasi dështoi ta mbrojë kurorën evropaine, ndërsa në kampionat fitoi Barcelona.

Tashmë jashë shtuar zërat për zëvendësuesin e tij, ndërsa i fundit që është përmendur është Raffa Benitez, trajneri aktual i Napolit.

Benitez ka dështuar po ashtu me Napolin këtë sezon ndërsa është duke u munduar ta kap ‘trenin e fundit’ që dërgon në Ligën e Kampionëve.