Ja vendimi i Ilkay Gundogan

Ilkay Gundogan ka përsëritur edhe një herë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmund.

Ilkay Gundogan ka ndryshuar mendjen në çastet e fundit. Ai vendosi t’i mbetet besnik Borussia Dortmundit, me të cilin ekip vazhdoi kontratën deri në verën e vitit 2017.

Turku ka përsëritur edhe një herë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmund, duke hedhur poshtë spekulimet për një transferim të mundshëm te Milani apo ndonjë klub tjetër.

“Dortmund është një nga klubet më të mëdha në Evropë tani. Ose të paktën ënjtë në rrugë të drejtë për të bërë një të tillë.”, ka deklaruar Gundogan.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Gundogan kishte oferta nga Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United.