Ja si lutej Arda Turan (VIDEO)

Mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur pas kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në momentin e ekzekutimit të penaltive, futbollisti turk u ul për të bërë lutje dhe më pas Fernando Torres shënoi për spanjollët, ndërsa Stefan Kiessling dështoi të realizonte për gjermanët dhe Los Rojiblancos siguruan kualifikimin.

“Lutja u pranua… Atletico në çerekfinale”, ka shkruar Turan krahas fotografisë së publikuar në Facebook.