Ja si e përshkruajnë mediat kroate Amir Rrahmanin

RNK Split ka zyrtarizuar në një mënyrë afrimin e parë për sezonin e ardhshëm. Ekipi kroat ka publikuar në faqen e tij zyrtare lajmin e blerjes për blerjen e Amir Rrahmanit.

Për këtë ka shkruar edhe një prej gazetave më të rëndësishme në vend Dalmacija News. Titulli i shkrimit është: Një nga lojtarët më të talentuar shqiptar nënshkruan me RNK Split-in. Rrahmani cilësohet si një lojtar i pjekur tashmë edhe pse është 21 vjeç, pasi ka luajtur rreth 60 takime me Partizanin duke patur edhe debutimin me Kombëtaren e Shqipërisë. Dalmacija News shkruan se RNK Spliti kërkonte prej kohësh një mbrojtës. Amir Rrahmani do të gjejë te skuadra kroate dhe Sokol Cikalleshin, i cili ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer duke mbërritur deri në finalen e Kupës së Kroacisë ku do të përballet më 20 maj me Dinamo Zagreb-in. (sportal.al)

rah