Ja si e përshkruajnë gjermanët Kombëtaren shqiptare me figura

Në vijim të artikujve dhe analizave për shortin e “Francë 2016”, gazeta gjermane “Die Welt” ka sjellë edhe një risi: ndarjen e kombëtareve në grupe të identifikuara secila përmes simboleve “Emoji”, shkruan Lapsi.al.

Po cilat janë simbolet që identifikojnë Shqipërinë? Është disi i vështirë të hysh në mendjen e gjermaneve për të interpretuar kuptimin e këtyre shenjave, sidoqoftë “emojit” tona janë këto:

Dy zogj ngjyrë gri e kokërrumbullakët, ndoshta pasurinë e florës dhe faunës tonë, por që nuk dimë të kujdesemi; një rreth i kuq i madh, si të kishin dashur të thonin “atje ndalon gjithçka dhe nuk ecën përpara”; si dhe nuk mungon shpërthimi i tritolit…

Në finalet e “Euro 2016” Shqipëria është në grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

auto_Sssss1450198246