Ja si e përjetuan gjyqtarët ‘vajtimin’ e Petrit Tahirit

Derbi i zhvilluar të mërkurën ndërmjet Kosovës së Vushtrrisë dhe Prishtinës (0:1), solli shumë emocione. Një moment që do të mbahet gjatë në mend është edhe largimi i portierit të vushtrriasve, Petrit Tahiri me kartonë të kuq.

Tahiri nuk mundi t’i ndalë lotët pasi që e pa ngjyrën e kuqe të treguar nga gjyqtari kryesor Genc Nuza. Ky i fundit flet për Gazetaolla.com, lidhur me këtë rast. “Portieri Petrit Tahiri e ka lëshuar fushën në mënyrë shumë korrekte. Është treguar sportist i vërtet dhe një gjë të tillë e kam cekur edhe në deklaratën zyrtare. Dua që me këtë rast t’i falënderojë të dyja ekipet për sjelljet korrekte dhe sportivitetin që e kanë treguar, edhe pse ishte ndeshje me peshë të madhe dhe shumë e ‘nxehtë’, si në fushë ashtu edhe në tribuna”, deklaroi Genc Nuza. Ai vjen nga Prishtina por me kërkesë të të dyja klubeve, është deleguar që të referojë në këtë ndeshje.

I kënaqur me ndeshjen në Vushtrri u nda edhe gjyqtari tjetër, Fatlum Berisha. “Portieri doli nga loja në mënyrë shumë korrekte. Bravo i qoftë. Mesfushori i Kosovës, Faruk Statovci e kapiteni Mehmet Gërxhaliu, na kanë përgëzuar pas ndeshjes dhe dua që t’i falënderoj publikisht pasi që na mundësuan që të referojmë si është më së miri”, pohoi Fatlum Berisha.