Ja shqiptarët e arrestuar për kurdisje në Itali

Zbulohet identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit “Dirty Soccer” të udhëhequr nga Prokuroria e Katanzaros, e cila po heton trukimin e ndeshjeve të Lega Pro dhe Serisë D në futbollin italian. Ata janë Edmond Nerjaku dhe Erikson Aruçi.

Sipas Prokurorisë së Catanzaros, Nerjaku i datëlindjes 1973, është financues në këtë skandal, ndërsa Aruçi i lindur në vitin 1990, është bashkëpunëtor. “Mes personave të ndaluar është një një qytetar shqiptar që akuzohet edhe për pengmarrje. Kur ndeshjet nuk përfundonin me rezultatin e paracaktuar kishte përplasje mes drejtuesve të skuadrave dhe financuesve të trukimeve. Një nga këto ka përfunduar me sekuestrim personi” , ka deklaruar për kryeprokurori, Vincenzo Lombardo.