Ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në ‘Camp Nou’, në prezantimin e Xavit si trajner i Barcelonës

Xavi Hernández do të prezantohet sot në mesditë në orën 13:00 si trajneri i ri i FC Barcelona.

Trajneri, i cili zbarkoi në Barcelonë mesditën e së shtunës nga Doha, do të kthehet në fushën e Camp Nou, më shumë se gjashtë vjet pas pensionimit të tij, në një prezantim të hapur për publikun, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke qenë se është e hënë në mesditë, parashikohet që nuk do të ketë fluks të madh tifozësh në Camp Nou, por klubi shpreson që të paktën tribuna kryesore të prezantojë një paraqitje fantastike për pritjen e Xavit si trajner të ri.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, në stadium mund të jenë rreth 25 mijë shikues.

Dallku: e rëndësishme është që fituam tre pikë

Zbulohet lista me top 10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave