Ja sa para mund të fitojë Haxhi Krasniqi pas procesit gjyqësor

Boksieri kosovar me pasaportë gjermane, Robin Krasniqi humbi duelin brenda ringut me Dominic Bosel gjatë muajit tetor.

Vendimet e gjyqtarëve ishin të dyshimta dhe Krasniqi iu drejtua gjykatës për të vërtetuar se ai kishte të drejtë dhe gjyqtarët dhanë pikët gabim.

Një panel i gjyqtarëve javën e kaluar vërtetuan se Krasniqi e kishte fituar.

Të pesë gjyqtarët e vlerësuan luftën me 116:112 dhe 115:114 për Krasniqin.

Tani do të mbetet në dorën e gjykatës nëse do të vendoset që rripi të kthehet te Robin Krasniqi, nëse kjo ndodh atëherë Krasniqi do të arkëtonte rreth 1 milion euro.

Skuadra e njohur rrezikon përjashtimin nga Serie A

Prokuroria nis hetimet në Federatën Shqiptare të Futbollit