Bad News Eagles ka fituar sot ndeshjen ndaj ECSTATIC me rezultatin 2:0.
bNE dhe ESCTATIC luajtën në kuadër të vendit të tretë të REPUBLEAGE, me ç’rast ekipi kosovar triumfoi dhe rrëmbeu këtë pozitë, shkruan GazetaBlic Sport.
Bad News Eagles triumfoi me rezultatin 16:10 në Vertigo dhe 16:13 në Dust2.
Me këtë triumf, bNE kanë zënë vendin e tretë dhe poashtu kanë fituar 15 mijë dollarë si “Prize Pool” i vendosur nga liga.