Ja sa kushtojnë biletat për ndeshjen Werder-Kosova

Janë publikuar çmimet e biletave për sfidën që luhet në Gjermani.

Mediat gjermane kanë zbuluar çmimet e biletave për sfidën miqësore të këtij muaji mes Werder Bremenit dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Ky takim do të luhet më 27 mars në Gjermani, teksa bileta më e shtrenjtë do të jetë ajo e 20 eurove, raporton Gazeta Express.

Njëherësh, kjo është bileta VIP, teksa një biletë normale për ta shikuar takimin nga tribuna do të jetë 10 euro.

Bileta më e lirë është 2 euro, e cila do të aplikohet për pensionistët, studentët, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.