Ja sa duhet të paguajnë për Shkëlzen Gashin

Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Basel për tu transferuar në Serie A.

Skuadra e Hellas Veronës është duke shprehur interesim të madh për shqiptarin dhe pritet të dalë me ofertë zyrtare në drejtim të Baselit.

Gashi nuk dëshiron qëndrimin në Basel pasi marrëdhëniet me trajnerin Fischer janë jo të mira dhe kjo ka ndikuar në largimin e tij.

Sipas medieve italiane Verona e do me çdo kusht Gashin në skuadër dhe janë në gjendje të paguajnë miliona për të.

Shuma që skuadra kaltër e verdhë do t’i paguajë Baselit për Gashin është 3,5 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Baseli do ta pranojë këtë ofertë apo do të kërkojë edhe më shumë që ta lë Gashin të lirë.