Ja sa do të mungojë Pirlo

 

Juventus do të vlerësojë gjendjen e Andrea Pirlo sot, me frikën se mesfushori mund të jetë jashtë për një muaj.

Italiani shpërtheu gjatë fitores natën e kaluar kundër Borussia Dortmund, duke luftuar me një dëmtim ne kyq të këmbës.

Sipas ‘Tuttosport’, Pirlo ka pësuar një lëndim të ngjashëm me të kaluarën, dhe ekziston frika se bianconeri mund të jetë jashtë për muajin e ardhshëm.

E sigurtë është që ai do të mundojë kundër Romës, në ndeshjen e fundjavës, ndërsa mund të rrezikojë që ta humb edhe ndeshjen kthyese kundër Borussia Dortmund .

“Ai shkoi me një problem në kyq”, tha trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pas ndeshjes.

“Ne do të vlerësojmë atë nesër në mëngjes. Shpresojmë se ajo nuk është asgjë serioze”.