Ja rezultatet e kampit nacional U-15

Në stadiumin “ Agron Rama” në Kastriot kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e parapara me Programin e Kampit Edukativ Nacional dhe nesër (e diel) do të zhvillohet ndeshja finale.

Kampi është zhvilluar në një atmosferë sportive, ku futbollistët e të gjitha rajoneve kanë treguar lojëra cilësore dhe frymë sportive.

Ekipi i trajnerëve bashkë me shtabin tekinik të Përfaqësueses së Kosovës në krye me Albert Bunjakun gjatë gjithë kohës kanë ndjekur, mbikqyrë dhe vëzhguar ndeshjet dhe futbollistët e rinj e që nga kjo do të bëjnë përzgjedhjen e 36 futbollistëve që do të takohen të dielen në ndeshjen finale.

“Shtabi teknik i kampit është tejet i kënaqur me atë çfarë kanë treguar këta futbollistë të rinj dhe shikuar nga përspektiva, futbolli i Kosovës ka një të ardhme të mirë. Gjatë gjithë ndeshjeve të sotme ishin të pranishëm, krerët e FFK-së, kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu, duke dëshmuar kështu kujdesin për këtë kamp që organizohet si i vetmi në rajon në një formatë të tillë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja finale do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot dhe fillon në orën 10:00.

kosova u-15

 

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve

Prishtina I-Ferizaj                4:1

Gjakova-Prizreni                  5:0

Mitrovica-Peja                       2:1

Prishtina II- Gjilani              1:0

Prishtina I – Prizreni             3:0

Peja-Gjilani                           1:1

Gjakova- Ferizaj                    2:2

Prishtina II – Mitrovica        2:0

Ferizaj – Mitrovica              2:0

Prishtina II – Gjakova           3:3

Prizreni – Gjilani                    0:1

Prishtina I – Peja                  0:2

kosova u-15