Ja renditja e klubeve shqiptare sipas UEFA-s (FOTO)

Si çdo vit, UEFA ka rifreskuar renditjen e përgjithshme të klubeve evropiane. Renditja përcaktohet nga koefiçenti i secilit klub, i cili llogaritet në bazë të paraqitjeve të klubeve në 5 sezonet e fundit në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nga klubet shqiptare, në krye janë kampionët në fuqi të Skënderbeut, të cilët renditen në vend të 249 dhe kanë një koefiçent të lartë prej 5.575 pikësh, që asnjë klub shqiptar nuk e ka pasur më parë.

Në rast se korçarët do të shpallen kampionë edhe këtë vit, kanë shanse të mëdha që në shortin e Ligës së Kampionëve të jenë për herë të parë në historinë e klubeve tona në vazon e favoritëve, çka do të thotë që do t’u duhet të përballen me një kundërshtar më të lehtë në letër në turin e dytë kualifikues, faza ku klubi kampion i Shqipërisë e fillon rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve.

 

SKENDERBEU