Ja pse Ajeti nuk po mund të debutoi te Frosinone

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, edhe pse ka mbi një muaj që është transferuar te skuadra italiane, Frosinone, ende nuk ka arritur të bëjë debutimin.

Mediat italiane së fundi kanë shkruar rreth mos debutimit të Ajetit te Frosinone.

Sipas “tuttofrosinone.it”, problemi për mbrojtësin nuk ka të bëjë as me formën e tij fizike dhe as një problem taktik, por… gjuha.

Ish mbrojtësi i Baselit ka probleme në komunikim me gjuhën italiane, pasi nuk ka as bazat e saj për të komunikuar sadopak. Kjo ka shtyrë edhe pjesëmarrjen e tij të parë në fushë me ekipin italian.