Ja objetivat e Kosovës

Kampioni aktual, Kosova e Vushtrrisë, është përballur me një eksod të futbollsitëve ndërsa trajneri Bekim Shotani thotë se janë mundur qe t’i zëvendësojnë. “Mendoj që jemi përgadit mirë. Kemi provuar lojën taktike që do ta zhvillojmë. Kemi provuar edhe lojtarët e ri, si dhe jemi munduar ta plotësojmë vendin e lojtarve që janë larguar. Shpresoj që do të tregojmë një kulturë të lartë sportive dhe lojëra të mira”, tha fillimisht trajneri i Kosovës, Bekim Shotani.

Kosova kishte bërë pubike për mediat që kanë arritur marrveshje me Shkëmbim Salihun, Gëzim Rusin, Rigels Dushkun e disa lojtarë të tjerë por asnjëri nga këta nuk zbarkoi në Vushtrri. “Po edhe pse nuk kemi mundur t’i sjellim disa lojtar që kemi planifikuar, prap se prap me ardhjen e Milot Rashicës për këtë sezon pranverore, ne do të jemi për titull”, pohoi Shotani.

Shotani tregon se kë e sheh si kandiat për titull këtë kampionat. “Hajvalia me të madhin Ismet Munishin. Trepça ’89, Prishtina, Besa, Feronikeli janë po ashtu konkurrent që do ta bëjnë kampionatin më interesane që pas luftës. Por Ismeti me Hajvalin do të jetë i fuqishëm”, përfundoi Shotani.

Kosova do të jetë mikëpritse e Feronikelit, ne ndeshjen e parë që zhvillohet në fundjavë.