Ja në çfarë ore do të zhvillohen dy xhirot e para në Superligë

Kanë mbetur edhe 11 ditë deri në fillimin e edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

Na pret një edicion fantastik ku shumë skuadra janë përforcuar dhe tanimë kanë shpallur objektivat e tyre.

Pritet përsëri një garë e ashpër për titullin mes Prishtinës, Dritës, Ballkanit dhe Gjilanit, por aty është edhe Llapi që ka një skuadër shumë të mirë.

Elita e futbollit kosovar do të startojë më 21 gusht, derisa Gazeta Olle ka mësuar edhe orën që do të zhvillohen takimet.

Olle ka mësuar se dy javët e para të Superligës së Kosovës do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00, pastaj pas javës së tretë do të nisin nga ora 16:00.

Edhe këtë edicion elita e futbollit kosovar do të transmetohet në Art Motion, derisa kjo kompani ka marrë të drejtat edhe për Kupën e Kosovës dhe Ligën e Parë.

Superliga – Java e parë

Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani

/Gazeta Olle/

FIBA European Challenger në Prishtinë me tifozë

PSG paralajmëron nënshkrimin me Messin me një video fantastike