Ja me cilën këngë shqip festuan Rrahmani dhe shqiptari tjetër i Napolit

Napoli po kalon një moment fantastik në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka marrë 8 fitore në 8 ndeshjet e para dhe kryesojnë me 24 pikë kampionatin italian.

Atmosfera te lojtarët është shumë e mirë dhe në dhomat e zhveshjes së Napolit nuk mungon as muzika shqiptare.

Amir Rrahmani ka postuar një video me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare, Elif Elmas me këtë të fundit që kërcen nën ritmet e këngës “Rita ft. Fidan – T’kam per qefi”

“I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. Ish mbrojtësi i Partizanit është kthyer në një titullar fiks te Napoli, ndërsa deri më tani ka shënuar edhe dy gola.

Shtyhet fillimi i edicionit në Ligën Unike të femrave

Ka filluar mbledhja TEP e UEFA-s, diskutohet për çështjen e Botërorit