Ja kush po e kërkon Mehën

Alban Meha mund të transferohet te Stuttgarti. Burime pranë lojtarit kanë treguar dje për Gazetën ‘Panorama Sport’, se klubi i Bundesligës ka shfaqur interesim konkret për mesfushorin kosovar të Shqipërisë prej muajsh, por palët nuk kanë arritur një marrëveshje.

Meha në kampionatin e fundit ishte pjesë e Paderbornit, ekip i cili e humbi statistin e skuadrës elitare.