Ja kush mund ta udhëheq Ferizajn

Ferizaj ka mbetur pa trajner pas largimit të Rexhep Murselit, ndërsa tanimë kanë filluar të qarkollojnë emrat që do ta zënë postine tij.

Në ‘pole position’ qëndron ish trajneri i Hysit, Fadil Ademi, i cili edhe më parë ishte kontaktuar  nga kryesia ‘bardhëekaltër’.

Emër tjetër që po qarkullon në korridoret e Ferizajt është edhe ish trajneri Arsim Abazi, i cili u nda më këtë skuadër në fund të sezonit. Po ashtu mundësi reale kanë edhe Agron Selmani ose Naim Sojevës i cili ishte trajner edhe në vjeshtë.

“Kemi disa trajner në opsion por ende nuk kemi vendosur. Fadil Ademi, Arsim Abazi, Agron Selmani janë emrat e mundshëm. Mund të kthehet edhe Naim Sojeva në rolin e trajnerit. Nuk përjashtohet dhe mundësia që skuadrën deri në fund të kampionatit ta udhëheqin edhe Xhelal Koxha dhe Jeton Bislimi”, tha nje burim brenda klubit të Ferizajt që deshi të mbetet anonim.

Ferizaj e mbyll rrethin e dytë me ndeshjen që zhvillohet në fundjavë kundër Vëllaznimit në Gjakovë.