Shqipëria rishkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë në finalet e Kampionatit Europian të futbollit.
“EURO 2016” dhe “EURO 2024”, janë dy pikat më të larta për futbollin shqiptar, rezultate të arritura fillimisht me trajnerin De Biazi dhe tashmë me Silvinjon.
Janë pesë lojtarët e Kombëtares, të cilët pritet të luajnë në të dy Europianët. Portieri Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Frederik Veseli dhe Sokol Cikalleshi kanë mbrojtur ngjyrat kuqezi në Francë dhe do të jenë eksperiencë e shtuar për përfaqësuesen shqiptare verën e ardhshme në Gjermani.
Shqipëria luan ndeshjen e fundit kualifikuese me Ishujt Faroe të hënën, për ta mbyllur këtë cikël të Euro 2024 në pozitën e parë në tabelë. /Gazeta Olle/