Ja kush është favoritë sipas Enriques

Luis Enrique thotë se duke pasur përballë një rival si Manchester City, është një stimulim shtesë për skuadrën e tij.

Dy gjigantët do të përballen sonte në kuadër të 16-shes së fundit të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen që zhvillohet në Etihad Stadium dhe fillon në ora 20:45.

Në këto lloj eliminatoresh nuk ka favoritë, sepse të dyja skuadrat synojnë trofeun”, ka thënë Enrique .

“Se cila skuadër është më e fortë, këtë do ta tregojë fusha. City është një ekip që ka aftësi ta kontrollojë topin ndaj do të jetë një sfidë interesante sepse edhe ne kemi të njëjtin qëllim”.

“Nuk kemi pasur shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen por ne jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë”.

“Pavarësisht se vijmë pas një humbjeje na stimulon shumë Liga e Kampionëve dhe një kundërshtar që synon të triumfojë në këtë garë”, ka thënë ai.