Edicioni 2021/22 pritet të jetë i zjarrtë ku disa skuadra do të luftojnë për titullin e kampionit.
Drita, Gjilani, Prishtina, Ballkani dhe Llapi janë ekipet e top përforcuara të cilat synojnë triumfin në kampionat.
Por ndeshja më e madhe në Superligë padyshim që është ajo mes Dritës dhe Gjilanit.
Derbi i parë lokal për edicionin 2021/22 do të zhvillohet në xhiron e gjashtë.
Drita do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase ku do ta pres Gjilanin e Ismet Munishit.
/Gazeta Olle/