Ja kur pritet të rikthehet Ibrahimovic nga lëndimi

Faza përfundimtare e sezonit në Serie A është shumë e rëndësishme për Milanin, pasi po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

Mungesë e madhe për skuadrën padyshim se do të jetë Zlatan Ibrahimovic, i cili u largua nga ndeshja ndaj Juventusit për shkak të problemeve në gju, shkruan Gazeta Olle.

Sipas Sky Sport Italia, suedezi do ti nënshtrohet ekzaminimeve gjatë ditës së nesërme, ku mund të mungojë dy deri në tri ndeshjet e fundit.

Ai pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Cagliarit dhe Torinos, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të sezonit dhe ndoshta më të rëndësishmen, atë kundër Atalantas.

/Gazeta Olle/