Ja kur mbyllet afati kalimtar në Kosovë dhe cilat skuadra kanë paraqitur përforcimet

Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça ’89, nënkampionia Prishtina dhe Liria janë klubet e vetme në Superligë deri më tash që kanë paraqitur kërkesa për regjistrimin e lojtarëve të rinj në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Tetë skuadrat e tjera që kanë prezantuar përforcimet gjatë këtij afati kalimtar, ende nuk kanë bërë kërkesat në FFK. E afati i fundit për t’i paraqitur lojtarët është 19 gushti, kur edhe mbyllet afati kalimtar i verës, shkruan sot “Koha Ditore”.

prishtina 000

Deri të dielën mbrëma, skuadra e Besës është e vetmja që nuk ka njoftuar për përforcime, kurse 11 skuadrat e tjera të Superligës së bashku kanë bërë 79 përforcime.

Më e përforcuara deri tash është skuadra e promovuar në elitë, Vllaznia e Pozheranit. Ka prezantuar plotë 18 futbollistë, por disa i janë larguar.