Ja kur do ta zhvillojë Messi ndeshjen e parë në vitin 2023

Lionel Messi do të rikthehet te PSG-ja si kampion bote pas suksesit të madh me Argjentinën në Katar. 

Futbollistët e skuadrës së madhe franceze janë kthyer tashmë në Paris dhe janë të gatshëm të vazhdojnë me pjesën e mbetur të sezonit, shkruan Gazeta Olle.

Por, sipas TycSports, Messi në fakt mund të shijojë natën e Vitit të Ri në shtëpi, duke u kthyer në Paris më 3 janar, pas një jave.

Ylli argjentinas do të humbasë tre ndeshje me PSG-në: dy për Ligue 1 (Racing Strasbourg, 28 janar dhe Lens, 1 janar) dhe një tjetër për Kupën e Francës, kundër Châteauroux (6 janar).

Rikthimi në garë mund të jetë vetëm në datën 11, kundër Angers. /Gazeta Olle/

“Ti tradhtove vendin tënd” – Tifozët e Brentfordit me akuza të rënda për Harry Kane

Gazetari francez zbulon arsyen pse Benzema nuk u ftua te Franca për fazën e eliminimit direkt në Botëror