Ja kur do ta luaj ndeshjen e parë Cristiano Ronaldo me Manchester Unitedin

Cristiano Ronaldo ka kompletuar rikthimin e tij në Manchester United 12 vjet pasi u largua nga Old Trafford për në Real Madrid.

Ylli portugez u largua nga Juventusi të premten para se të fluturonte për në Lisbonë, ku Djajtë e Kuq konfirmuan kthimin e tij në klub.

Sidoqoftë, tifozët e United që shpresojnë ta shikojnë atë në fundjavë kur të përballen me Wolves do të mbeten të zhgënjyer.

Pas kësaj xhiroje të tretë në ligën angleze, do të fillojë pushimi sa i përket futbollit në kampionate, pasi do të jenë ndeshjet ndërkombëtare.

Ronaldo do të paraqitet me Portugalinë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që mbahet në Katar në fund të vitit të ardhshëm.

Ndeshja e parë e United pas pushimit është në shtëpi me Newcastle United më 11 shtator dhe Ronaldo mund të bëjë debutimin e tij të dytë aty.

Super ndeshje në Ligën e Parë, katër sfida zhvillohen në Grupin A dhe dy të tjera në B

Lajm i madh për Llapin para ndeshjes me Dritën