Ja kur Barcelona vjen në Kosovë (FOTO)

Barcelona do të zbarkojë të mërkurën në Kosovë.
Në fakt, shkolla e futbollit e gjigantit katalunas, e quajtur zyrtarisht FCBEscola Summer Camp Kosovo 2016, do ta organizojë një kamp për grupmosha të reja, njofton Zëri.

Prezantimi do të bëhet më 27 prill nga ora 14:00 në Hotel Sirius, nga organizatorët e këtij kampi – EEK Capital Partners Group dhe nga klubi zyrtar i fansave të FC Barcelonës për Kosovë, i quajtur Penya Kosovar del FC Barcelona, si dhe do të shoqërohet me një koktej rasti.