Ja kundërshtari i radhës për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në fund të muajti mars mund të përballet me Përfaqësuesen e Beninit, shkuan ‘Koha Ditore’.

Por në opsion për ekipin e udhëhequr nga Albert Bunjaki janë edhe dy skuadrat e mëdha gjermane, Borussia Dortmund dhe Schalke 04, kanë thënë burimet e kësaj gazete brenda FFK-së.

“Benini, Borussia Dortmund dhe Schalke janë opsionet për zhvillimin e ndeshjes miqësore në muajin mars. Benini është mundësia më ideale, por edhe dy klubet gjermane janë si opsione të mundshme. Nëse aranzhohet që të luhet me klubet gjermane, atëherë kjo ndeshje do të luhet në Gjermani, pasi që ka të bëjë edhe me kompanin që do të jetë sponsor i paisjeve sportive. Kryetari Vokrri është duke punuar për këtë”, thotë burimi i gazetës.

Benini është i 95-të në ranglistën e FIFA-s, ndërsa lojtari më i njohur i saj është sulmuesi i WBA, Stephane Sessegnon.