Për Drenicën kjo ishte fitorja e dytë, teksa kanë realizuar edhe një barazim, shkruan Gazeta Olle.
Golat për kuqezinjtë i shënuan Denisson (9’) dhe Baton Zabërgja (63’), derisa për Prishtinën golin e vetëm e realizoi Otto John (73’).
Skuadra nga Skenderaj këtë fitore ndaj kampionit të Kosovës ia dedikon të gjithë qytetit.
Drenica javë e ardhme udhëton për tu përballur me Ulpianën, në xhiron e katërt të Superligës.
/Gazeta Olle/