Ja ku e mori lajmin Etrit Berisha për tri pikët kundër Serbisë (VIDEO)

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është informuar nga familja e tij se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur që tri pikë ti takojnë Shqipërisë.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena” në televizionin “Tribuna Channel”, Berisha ka thënë se në ato momente ka qenë në avion.

“Lajmin e ka marr nga familja ime e cila dinë të më bëjë surpriza të mira. Nuk kam pasur mundësi ta shoh vet, sepse isha në avion dhe ka qenë familja që më ka njoftuar”, ka thënë numri një në portën e Kombëtares shqiptare.

Ai ka folur edhe për mundësin e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016.