Ja koreografia me Plisa (VIDEO)

Sapo është konfirmuar dhe në mënyrë zyrtare se në Elbasan Arena do të jetë një koreografi madhështore, pasi të gjithë tifozët do të kenë plisa në kokat e tyre.

Sponsori kryesor i Kombëtares së Shqipërisë, Digitalb, ka konfirmuar në mënyrë zyrtare koreografinë madhështore që do të jetë në Elbasan Arena.

 

Plotë 12.800 plisa janë vendosur nëpër karrike, të cilat më vonë do të jenë në kokat e tifozëve që do të futen në stadium.

 

“Gati për koreografinë spektakolare, nga një qeleshe për secilin nga ju në Elbasan Arena.

Ju lutemi ta mbani sa më gjatë në kokë”, ishte postimi i shkruar nga Digitalb në Facebook.