Pep Guardiola ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mirëpo, vazhdojnë të qarkullojnë spekulime rreth të ardhmes së tij.
Në ndërkohë, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka publikuar emrat e tri klubeve ku mund të shkojë Guardiola, në rast të largimit nga Bayern Munich.
Liverpool, Arsenal e Manchester City, këta janë tre favoritët për të siguruar marrëveshje me Guardiolën, që konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë.