Ja çka thonë dy portierët e Francës për Shqipërinë

Dy portierët e skuadrës franceze, Hugo Lloris i Totenhemit dhe Stev Mandanda i Marsejës i kanë thënë gazetës ‘Lequipe’ të së dielës, se ana nuk janë të kënaqur që shorti i vendosi përballë Shqipërisë, shkruan Lapsi.al.

“Do të preferoja të evitoja Shqipërinë” është titulli i një shkrimi në krye të faqes së dytë të gazetës më të madhe sportive në Francë.

Ndërsa në nëntitull shkruhet: “Steve Mamdanda kujton se ata vuajtën shumë ndaj dy ndeshjeve me skuadrën e Lorik Canës”. Gjithashtu Mandanda i ka thënë ‘Lequipe’: “Do doja ta kishim shmangur Shqipërinë. Kemi luajtur kundër tyre në grupin tonë kualifikues. Dhe e kemi parë se sa të vështirë e kishim të luanim”.

Ndërsa portieri i parë i bluve, Hugo Loris, menjëherë pas shortit ka deklaruar për L’Equipe: “Nga Shqipëria e dimë se çfarë presim. Është një skuadër mbrojtëse që hidhet me shpejtësi në sulm”.