Ja cilat ekipe kalojnë në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë

Ditën e sotme u luajtën shtatë sfidat e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

 

Në sy ra eleminimi i Kukësit ku nuk arriti të përbysë rezultatin e vendosur nga Egnatia që ndeshjen e parë me shifrat 3-0. Veriorët fituan me rezultatin 1-0 por nuk mjaftoi për të prerë një biletë në fazën tjetër.

Nga ana tjetër Vllaznia luajti “ping pong” me Pogradecin duke i shënuar 6 gola. Për shkodranët ndeshja ishte mjaft e lehtë.

Ekipet që arritën të merrnin një biletë për në fazën tjetër janë Flamurtari, Egnatia, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia. Ndërkohë është duke u luajtur në shtesa ndeshja midis Skënderbeut dhe Bylisit ku rezultati aktual është 2-2.

Rezultatet e ndeshjeve:

Kastrioti 2-4 Flamurtari*

Kukësi 1-0 Egnatia*

Laçi* 1-1 Tomori Berat

Partizani* 2-0 Beslidhja

Teuta* 2-0 Korabi

Vllaznia* 6-1 Pogradeci

Sot u zhvilluan gjashtë ndeshje interesante në Ligën e Dytë, këto janë rezultatet

Superliga rikthehet në fundjavë, Dukagjini njofton për atmosferën e mirë te futbollistët para ndeshjes me Prishtinën