Ja çfarë thotë Xherdan Shaqiri për dy golat e shënuar

Xherdan Shaqiri është deklaruar shumë i lumtur për fitoren e Stoke City dhe paraqitjen e tij ndaj Evertonit.

24 vjeçari në këtë ndeshje shënoi dy gola, ndërsa njëri nga ishte tejet i bukur.

I pyetur nëse ka shënuar gola më të bukur se goli i dytë që i shënoi Evertonit, Shaqiri tha: “Kam shënuar shumë gola të bukur, por për mua ishte hera e parë që shënoi dy gola për Stoken”./Indeksonline/