Ja çfarë thotë trajneri i Frankfurtit për përfaqësuesen e Kosovës

Trajneri i Eintracht Frankfurtit, Thomas Schaaf, ka thënë se miqësorja ndaj përfaqësueses së Kosovës që përfundoi pa gola, ishte një ndeshje e mirë.

“Në përgjithësi ishte një lojë e mirë miqësore. Kundërshtari ka luajtur me një ritëm të shpejtë”, tha mes të tjera Schaaf.

Në pesë ndeshjet zhvilluara deri më tani, Kosova numëron një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Kundërshtari i radhës është Werder Bremeni. /Telegrafi/