Ja çfarë thotë Besa e Pejës për largimin e Arbnor Morinës

Arbor Morina është larguar nga Besa pas rezultateve jo të pritshme në ndeshjet e fundit.

Ai ishte njëri ndër trajnerët më afatgjatë në vitet e fundit pasi me Besën ishte për më shumë se një vit e gjysmë duke dalë edhe nënkampion të Kosovës.

Klubi i Besës e ka falënderuar Morinën për punën e bërë me një komunikatë në rrjetet sociale.

Falënderim drejtuar z.Arbnor Morina

Pas një periudhë me se 2 vjeçare dhe pas një rrugëtimi të përbashkët drejtë sukseseve te Besës, KF Besa dhe trajneri i saj z.Arbnor Morina me një dakord xhentelmen arritën që, duke e parë dhe analizuar situatën momentale të dalin në një konkludim të përbashkët dhe të shkëpusin bashkëpunimin në mënyrë shoqërore.

Me këtë rast KF Besa në emër të Bordit dhe gjithë stafit falënderon Arbnorin për punën e bërë dhe gjithashtu i uron suksese dhe angazhmane të mëtutjeshme.
Faleminderit dhe suksese.

Bordi i KF Besa