Ja çfarë solli kampi U-15, kush i vizitoi dhe çfarë thanë njomakët (VIDEO)

Në ndeshjen finale ndërmjet skuadrës “së kaltër” dhe “të bardhë”, ka përfunduar sot në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Kampi treditësh kombëtar i futbollit për grumoshën U-15, në të cilin morën pjesë gjithsej 144 lojtarë nga shtatë rajone të Republikës së Kosovës.

Televizioni Tribuna Channel sjell gjithë atë që ndodhi të dielën, si dhe deklaratat e akterëve.

Gjatë tri ditëve, u treguan lojëra angazhuese dhe cilësore, ndërkohë që u shfaqën shumë talente, që sipas vlerësimit të njohësve të futbollit kanë të ardhme shumë të mirë.

Trajnerët e përfaqësueses, kishin bërë përzgjedhjen e 36 futbollistëve, të cilët u paraqitën në finalen e sotme… Sigurisht që ata patën një barrë të madhe përgjegjësie… Kjo për faktin se do të dëshmohet në fushën e lojës, nëse ia kanë qëlluar me emrat e përcaktuar, që do ta përfaqësojnë Kosovën në veprimtaritë ndërkombëtare…

Kampin treditësh të dielën e vizitoi edhe njeriu i parë i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili për Tribuna Channnel u shpreh mjaft i kënaqur me edicionin e gjashtë të këtij grumbullimi.