Carlos Bacca shënoi dy herë për skuadrën e tij në finalen e Ligës së Evropës për t’i dhënë trofeun e katërt në histori këtij klubi.
Po Bacca nuk ka qenë gjithmonë ‘hero’ siç ishte në ndeshjen e fundit. Ai deri në një moshë të madhe ka punuar punë të zakonshme.
Carlos Bacca deri në moshën 20 vjeçare ka qenë shofer i autobusit në fshatin e tij, ndërsa ka provuar edhe profesionin e peshkatarit, transmeton Gazetaolle.com.
Bacca ra vonë në sy të skuadrave, ndërsa në moshën 26 vjeçare erdhi te skuadra belge Club Brugge, ku pas dy viteve u ble nga Sevilla për shtatë milionë euro.