Ja çfarë i tha Lapidar Lladrovci, Afrim Toverlanit

Kapiteni i skuadrës së Feronikelit Lapidar Lladrovci, i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri Afrim Toverlani, duke shpresuar se do të vazhdojnë të kenë suksese së bashku.

“Duke qenë se Behar Maliqi, Flamur Neziri e Ibrahim Peci ishin më herët nën urdhrat tuaja, kemi dëgjuar fjalë të mira për ju dhe po ashtu jeni trajner me stazh e përvojë të madhe dhe shumë tituj të fituar kemi besim të plotë në ju. Ju siguroj së keni të bëni me djelmosha shumë të mirë pra me shoqëri të shëndoshë dhe kemi besim të plotë se do t’i arrijmë synimet e klubit me sukses”, ka thënë Lladrovci.

12310462_433677800157299_3701115382368247376_n