Ja çfarë i tha Guardiola, Alban Mehës

Nuk i shpëtoi aparatëve të fotografëve një moment pas sfidës mes Paderborn dhe Bayern, teksa trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola, ju afrua dhe i pëshpëriti në vesh dicka magjistarit shqiptar Alban Meha.

Vetë ‘Snajperi’ rrëfen për ‘Bild’ fjalët që katalanasi i tha: “Pep më tha që kam një të djathtë shumë të fortë dhe që duhet të vazhdoj kështu. Një kompliment shumë i madh për mua. Është nder kur e thotë një trajner i tillë.”

Pavarësisht humbjes 6:0, Meha ishte padyshim më i miri nga skuadra e vetë në fushë, duke vënë madje dhe disa herë në vështirësi Manuel Neuerin, sidomos me një goditje nga 40 metra. Performanca e tij mesa duket shtyu dhe Pep Guardiolën për këtë kompliment, i rrallë për një lojtar shqiptar.