Ja biseda qesharake lidhur me futbollin kosovar që Milot Rashica, e bëri me bashkëlojtarin e tij te Vitesse, Marvelous Nakamba

Milot Rashica nuk ka të ndalur së shkëlqyeri në kampionatin holandez në fanellën e Vitesses. Në 17 ndeshje të zhvilluar me ekipin ai ka arritur që të realizojë edhe gjashtë gola, për të fituar vëmendje të madhe.

Ish-futbollisti i Llamkos Kosovës (FC Vushtrria), në ndeshjen e fundit Twente – Vitesse, e qëlloi edhe dy herë shtyllën pas një goditje nga këndi. 19-vjeçari në këtë ndeshje shënoi dy gola.

Reprezentuesi i Shqipërisë U-21, tregon një rast interesant gjatë një interviste të gjatë për emisionin ‘Koha Shtesë’ në Supersport Kosova. ” Marvelous Nakambas, futbollistit nga Zimbaveja, i ka treguar se në Kosovë kam shënuar gol nga rivënia nga këndi. Ai nuk besoi dhe më tha se mos në Kosovë janë vijat e fushës më ndryshe se në vendet e tjera. Por, pasi e godita shtyllën ai në njëfarë mënyrë me besoi”, tha duke qeshur Milot Rashica. /Olle/