Ja basti më i çmendur për takimin Liverpool-Dortmund

Një tifoz i Shalkes ka përfituar një shumë të majme nga fitorja e Liverpulit përballë Dortmundit në Ligën e Evropës 4­:3. Mediat në Gjermani raportojnë se një tifoz i Shalkes ka fituar plot 35 mijë euro pikërisht nga goli i shënuar në minutën e 91 nga Dejan Lovren.

Në momentin që ndeshja ishte 1­3 për Dortmundin, ai ka vendosur një bast prej 700 eurosh për fitoren e Liverpulit ndërkohë që koeficienti për fitoren e “të kuqve” ishte 50. Në fund goli i kroatit i ka dhënë plot 35 mijë euro, shkruan “Sportal.al”.

Gëzim i dyfishtë për një tifoz të Shalkes, së pari që fitoi 35 mijë euro dhe së dyti që Dortmundi u eliminua nga Liga e Evropës.